-Mire Se Erdhet Ne www.Alba-Vip.com Ju Urojm Argetim Te Kendshem-
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

-Mire Se Erdhet Ne www.Alba-Vip.com Ju Urojm Argetim Te Kendshem-

-Mire Se Erdhet Ne www.Alba-Vip.com Ju Urojm Argetim Te Kendshem-
 
PortalForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Çka është Psikologjia ?

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Mc-LiNdY
Webmaster
Mc-LiNdY


Numri i postimeve : 140
Join date : 16/03/2010
Age : 33
Location : ITALY

Çka është Psikologjia ? Empty
MesazhTitulli: Çka është Psikologjia ?   Çka është Psikologjia ? EmptyWed Mar 24, 2010 8:21 am

Çka është Psikologjia ? Zn3lu

Psikologjia është një shkencë magjepëse që prek çdo aspekt të jetës sonë.


Definicioni i vjetër që psikologjia është shkenca mbi shpirtin është i pamjaftueshëm. Sepse ai në fakt vetëm shpjegon prejardhjën e fjalës „psikologji“. Pra sipas domethënies së fjalëve të përngjitura greqishte „psyhe = shpirt“ dhe „logos = shkencë“. Por psikologjia është më shumë se vetëm një shkencë mbi shpirtin, mbi jetën e brendshme të njeriut. Jeta shpirtërore e njeriut ka edhe anën e jashtme.

Nga pikëmpamja e sotme konceptohet psikologjia si shkencë, e cila hulumton proceset dhe gjendjet e vetëdijshme si dhe arsyet dhe ndikimit e tyre.

Psikokologjia është shkenca e sjelljes dhe e kognicionit. Sjellja përgjithësisht përkufizohet si gjithëçka që ne bëjmë, sidomos nëse kjo mund të vëzhgohet prej të tjerëve. Kognicioni, përfshin proceset mendore, si p.sh. të menduarit, të perceptuarit, të ëndërruarit, kujtesën etj. Këto procese njohëse zakonisht nuk mund të vëzhgohen per se dhe shpesh hulumtohen përmes eksperimenteve (vetëraportimeve, pyetësorëve etj).

Psikologjia mund të definohet, apo përshkruhet edhe përmes katër qëllimeve të saja. Katër qëllimet, apo katër fushat themelore të psikologjisë janë: përshkrimi, parashikimi, kontrolli si dhe shpjegimi.

Pyetjes së çfarë është psikologjia, sot mundesh ti përgjigjësh edhe përmes përshkrimit të disa prej degëve të saj. Ato ilustrojnë më së miri ndryshueshmërine që ekziston sot në psikolgji. Katër nëndeget kryesore te psikologjisë janë: Psikologjia sociale; Psikologjia e përgjithëshme; Psikologjia klinike si dhe Psikologjia aplikative. Duhet të theksohet se psikologjia si shkencë apo si lëndë dita më ditë është duku u ndarë në degë të reja. Dega e psikologjisë ka momentalisht rreth 50 seksione, nëndegë të ndryshme të cilat hulumtojnë aspekte të jetës sonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://WwW.AlBa-ViP.CoM  :D
kristina




Numri i postimeve : 14
Join date : 03/02/2010

Çka është Psikologjia ? Empty
MesazhTitulli: Re: Çka është Psikologjia ?   Çka është Psikologjia ? EmptyFri Mar 26, 2010 1:48 am

e vertet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Çka është Psikologjia ?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» .. Cili Eshte Sportisti me i mir Kosovar .. ?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
-Mire Se Erdhet Ne www.Alba-Vip.com Ju Urojm Argetim Te Kendshem- :: SHKENCAT :: Psikologji/Sociologji-
Kërce tek: