-Mire Se Erdhet Ne www.Alba-Vip.com Ju Urojm Argetim Te Kendshem-

-Mire Se Erdhet Ne www.Alba-Vip.com Ju Urojm Argetim Te Kendshem-
 
PortalForumPytësoriKërkoGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Schumacheri sërish më i paguari në Formula 1

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mc-LiNdY
Webmaster
avatar

Numri i postimeve : 140
Join date : 16/03/2010
Age : 27
Location : ITALY

MesazhTitulli: Schumacheri sërish më i paguari në Formula 1   Sat Mar 27, 2010 7:37 am




Berlin, 27 mars - Legjenda gjermane, Michael Schumacher, këtë vit është rikthyer në serinë e garave Formula 1. Me t'u rikthyer në këtë sport, Schumacher ka marrë primatin e pilotit më të paguar në këtë seri të garave dhe në përgjithësi në moto-sporte. Michael Schumacher pilot i Mercedes GP ka të hyra vjetore prej 20 milionë eurosh, njofton portali gjerman "Sport1.de". 12 milionë do t'i arkëtojë nga skuderia, ndërsa tetë milionë të tjerë nga reklamat. Kjo shumë është e vogël në krahasim me atë që merrte kampioni i shtatëfishtë i Formula 1 në të kaluarën. Ai më herët, sa ishte në Ferrari, paguhej deri në 50 milionë euro në vit.
"Schumacher është mjeshtër në të gjitha kategoritë. Piloti i Mercedes GP, Michael Schumacher, paguhet 20 milionë euro në vit (12 milionë pagë/8 milionë për reklama). Një shumë që është ndoshta e vogël në krahasim me atë që merrte në të kaluarën rekordmeni i F1", komenton "Sport1.de".
Schumacher këtë vit është kthyer në Formula 1 pas tri viteve në pensionim. Ai ishte larguar nga F1 në vitin 2006. Në garën e parë të stinorit Schumacher dy javë më parë në Bahrejn përfundoi në pozitën e gjashtë.
"Pas tri viteve në pension më është kthyer energjia dhe jam i gatshëm për sfida serioze. Dua të kem sërish kënaqësinë dhe i kam mbushur bateritë", kishte thënë me t'u kthyer në F1, Schumacher. Schumacher me Mercedesin ka kontratë deri në vitin 2012.
I dyti në listën e pilotëve më të paguar në Formula 1 është spanjolli i Ferrarit, Fernando Alonso. Kampioni i dyfishtë i F1, këtë vit është transferuar në radhët e Ferrarit. Ai gjatë vitit 2010 do të marrë 18 milionë. 12 milion do t'i marrë si pagë nga skuderia, ndërsa 6 milionë nga sponsorët.
Britaniku i McLaren-Mercedesit, Lewis Hamilton, është i treti për nga pagesa. Hamilton fitues i F1 në vitin 2008 në vit do të marrë nga 16 milionë euro - 10 nga rroga, 6 nga sponsorët.
Kampioni në fuqi i Formula 1, britaniku Jenson Button është i pesti në listën e më të paguarve. Button këtë vit ka kaluar në radhët e McLarenit. Ai në vit do të fitojë 12,5 milionë euro. Para tij është braziliani i Ferrarit, Felipe Massa që do të fitojë 14 milionë euro.


Dhjetë më të paguarit në Formula 1

1. Michael Schumacher (Mercedes GP) 20 milionë euro në vit
2. Fernando Alonso (Ferrari) 18 milionë
3. Lewis Hamilton (McLaren-Mercedes) 16 milionë
4. Felipe Massa (Ferrari) 14 milionë
5. Jenson Button (McLaren-Mercedes) 12,5 milionë
6. Sebastian Vettel (Red Bull) 12 milionë
7. Robert Kubica (Renault) 8 milionë
8. Mark Webber (Red Bull) 7 milionë
9. Nico Rosberg (Mercedes GP) 6 milionë
10. Rubens Barrichello (Williams) 5 milionë

________________________________________________________________________________________





O.T.R & GG RMY NR#1
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://WwW.AlBa-ViP.CoM  :D
 
Schumacheri sërish më i paguari në Formula 1
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
-Mire Se Erdhet Ne www.Alba-Vip.com Ju Urojm Argetim Te Kendshem- :: SPORTI :: Sporti Pergjithshem.-
Kërce tek: