-Mire Se Erdhet Ne www.Alba-Vip.com Ju Urojm Argetim Te Kendshem-

-Mire Se Erdhet Ne www.Alba-Vip.com Ju Urojm Argetim Te Kendshem-
 
PortalForumPytësoriKërkoGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Hysi gjobit lojtarët dhe trajnerët me nga 300 euro

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mc-LiNdY
Webmaster
avatar

Numri i postimeve : 140
Join date : 16/03/2010
Age : 27
Location : ITALY

MesazhTitulli: Hysi gjobit lojtarët dhe trajnerët me nga 300 euro   Tue Mar 30, 2010 7:38 am



Prishtinë, 30 mars - Komisioni disiplinor i klubit Hysi ka gjobitur futbollistët dhe shtabin teknik me nga 300 euro për kokë për mosangazhim të duhur në fundjavë ndaj Drenicës në Skënderaj, ku edhe humbi 4:2. Kështu ka njoftuar të hënën drejtori i Hysit, Arbnor Morina. Ai një ditë më herët pati paralajmëruar se gjobat do të jenë të majme, pasi edhe pagat janë të tilla.
"Me nga 300 euro janë dënuar futbollistët dhe shtabi teknik si pasojë e mosangazhimit në ndeshjet e fundit që kemi pasur. Klubi ynë është kundër dënimeve, por Komisioni disiplinor e ka parë të arsyeshme për të reaguar në këtë mënyrë", ka deklaruar Morina të hënën. "Me këtë intervenim iu kemi bërë me dije se klubi është mbi të gjithë dhe askush nuk mund të jetë më i madh se ai".
Futbollistët e kontaktuar nga gazeta nuk kanë dashur të prononcoheshin për këtë çështje.
Skuadra e Hysit ende nuk ka shijuar fitore në pjesën pranverore të Raiffeisen Superligës, ndonëse llogarit veten favorit për të fituar titullin e kampionit të Kosovës. Në tri ndeshje, ka nxjerrë dy barazime dhe një humbje. Ka barazuar me Flamurtarin e Besën dhe ka pësuar në Skënderaj nga Drenica. Pos këtij starti të dobët, Hysi javë më parë është eliminuar edhe në çerekfinale të Kupës së Kosovës nga skuadra e Lirisë.
Aktualisht skuadra nga Merdari zë vendin e dytë në tabelë me 32 pikë, aq sa kanë mbledhur edhe Besa e Flamurtari, që zënë pozitat tre dhe katër.
Duelin e ardhshëm Hysi e luan të mërkurën në stadiumin e vet kundër Prishtinës.

________________________________________________________________________________________





O.T.R & GG RMY NR#1
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://WwW.AlBa-ViP.CoM  :D
 
Hysi gjobit lojtarët dhe trajnerët me nga 300 euro
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
-Mire Se Erdhet Ne www.Alba-Vip.com Ju Urojm Argetim Te Kendshem- :: SPORTI :: Sporti Shqiptar-
Kërce tek: